MIRLIND DAKU
Do të jetë emocionuese para tifozëve tanë
31 August, 2017 @12:28
Sulmuesi i ri i Llapit, Mirlind Daku, që ka marrë për herë të parë ftesën nga Rafet Prekazi për të qenë pjesë e Kosovës U21, shpreson që nesër t’i ipet rasti dhe ta shfrytëzoj atë maksimalisht.
LISTA E TË FTUARVE TË KOSOVËS U21
Daku, është hera e parë që ftohet në reprezentacionin shpresa të Kosovës dhe tashmë ka mundësinë që të debutojë në përballjen e nesërme, ku Kosova U21 pret Norvegjinë U21 në Adem Jashari të Mitrovicës.
”Është hera e parë që jam pjesë e Kosovës U21 dhe ndihem shumë i nderuar që e bart këtë fanellë. Jam pritur mirë në grupin e futbollistëve, ngase shumicën prej tyre i njoh dhe kemi raporte shumë të mira. Nëse më jepet rasti të luaj do të mundohem ta shfrytëzoj maksimalisht dhe të jap kontributin që pritet për ekipin. Do të jetë emocionuese për të gjithë ne që të luajmë para tifozëve tanë. Shpresoj të mos i zhgenjejmë,” ka thënë Daku në prononcimin e tij për FFK-në.
Kosova U21 - Norvegjia U21 ndeshen të premten me fillim në ora 19:00 në Adem Jashari të Mitrovicës.