NË MONTEVIDEO
Messi s’lejon sigurimin që ta largojë adhuruesin e vogël
31 August, 2017 @10:36
Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në Montevideo të Uruguajit, ku ka ateruar Argjentina para ndeshjes kualifikuese për Botërorin Rusia 2018.
Një fëmijë, kishte kaluar disa barikada për t’iu afruar idhullit të tij Lionel Messi.
Mirëpo, krejt në fund, një person i sigurimit e kishte kthyer mbrapsht atë, derisa këtë e vërejti superylli argjentinas, Messi.
Messi kërkoi që ta lironin djaloshin për t’ia realizuar ëndrrën e tij. Një selfie me Messin dhe një autograf - për tu bërë ëndrrat realitet, por edhe për t’i dhënë shpresë fëmijëve në këtë botë.
Que Messi te llame para cumplir tu sueño NO TIENE PRECIO. pic.twitter.com/nasUlBTAXv
— Lucho (@luchogarzo) August 30, 2017
Uruguaji - Argjentina, në derbin e kualifikimeve latinoamerikane do të luajnë në ora 1:00 të datës 1 shtator (sonte pas mesnate).