PËRFORCIMET VAZHDOJNË

Foto: KFFerizaji/fb
Donat Hasanaj nënshkruan me KF Ferizajin
13 June, 2022 @15:48
Futbollisti i deritashëm i KF Dukagjinit, Donat Hasanaj, është anëtari më i ri i KF Ferizajit, ka bërë të ditur klubi i rikthyer në Superligë sot.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkuar kontratë me bardhekaltërit nga Ferizaji, ndërsa më parë ka luajtur për Prishtinën e Flamurtarin si dhe për Dritën.
Ferizaji i ka uruar mirëseardhje Donatit në ekip, ndërsa mbrojtësi që mund të luajë edhe si mesfushor defanziv ka pasur 21 paraqitje me Dukagjinin në Superligë në stinorin e përfunduar 2021/22, prej të cilave gjysma si startues në 11-shen e parë të ekipit.