MAVS - HAWKS
Doncic fitues në duelin e rookie-ve
13 December, 2018 @10:38
Në duelin e rookive në mes të Luka Doncic dhe Trae Young, fitues doli skuadra e Doncicit Dallas Mavericks, duke e mposhtur Atlanta Hawksin me rezultat 114-107.
Doncic luajti me 24 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, derisa Trae Young me 24 pikë e 10 asistime nuk mjaftoi për fitoren e Atlantës.
Performanca e këtyre dy lojtarëve, që po e kalojnë vitin e parë në NBA, deri më tani është mahnitëse, ku do të luftojnë për ta fituar çmimin rookie i vitit.
Dallasi aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me 15 fitore e 11 humbje, derisa Atlanta me 6 fitore e 21 humbje gjendet kah fundi i tabelës në Lindje.