DORTMUND

Foto:Google
E gjithë Evropa flet, por ata s’duan ta shesin
13 April, 2021 @13:35
Lojtari i Norvegjisë, Erling Haaland, është nën kontratë me Dortmund deri në 2024 por ka një klauzolë lirimi 66 milion euro, e cila hyn në fuqi në verën e vitit 2022.
Agjenti i tij Mino Raiola, njoftoi se Borussia Dortmund nuk do të shesë lojtarin, edhe pse ai nuk është dakord me këtë pjesë.
“Unë mund të konfirmoj që kam qenë në Dortmund. Michael Zorc - drejtori sportiv i Dortmund - e bëri shumë të qartë se ata nuk duan të shesin Erlingun. Unë e respektoj atë, por nuk do të thotë që jam dakord. Nuk ka luftë midis meje dhe Dortmundit”., tha ai për Sport1.
Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc kishte thënë se: “Ne kemi plane shumë të qarta për të shkuar në sezonin e ri me Erling Haaland.”
Sulmuesi është bërë një nga emrat më të mëdhenj të Evropës, pas tij janë Real Madrid, Barcelona, Manchester City e United, pasi po kalon në një periudhë mjaftë të sukseshme.
Ai ka shënuar 49 gola në 52 ndeshjet me ekipin e Bundesligës.