DORTMUND

Dortmund siguron sulmuesin e Ajaxit
6 July, 2022 @17:37
Borussia Dortmund ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e sulmuesit të deritashëm të Ajaxit, Sebastien Haller.
Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026 me Dortmundin.
Kjo është hera e dytë për ish-sulmuesin e West Ham Unitedit që kthehet në Gjermani dhe Bundesligën e ka të njohur nga periudha derisa ka qenë sulmues i Eintracht Frankfurtit mes viteve 2017-2019.