Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Downey në Sigal Prishtina

Downey në Sigal Prishtina


13 November, 2012 @21:59

Megjithëse në skuadër janë dy basketbollistë të huaj, Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër basketbollistë jo-vendor. Fjala është për plejmekerin amerikan, Devan Downey.

Downey është 25 vjeçar dhe 175 centimetra i gjatë. Ai në vitin 2010 ka qenë në rundin e tretë të drafit të NBA-së, mirëpo sidomos për shkak të shtatshkurtësisë ka mbetur jashtë ligës më të fortë të basketbollit në botë. Së fundi ka luajtur për skuadrën turke, TED Kolejliler, ku ka pasur një mesatare prej 8.3 pikëve, 1.3 kërcimeve dhe 2.1 asistimeve, për 10 ndeshje sa i ka zhvilluar.

Plejmekeri amerikan stinorin e kaluar ka luajtur edhe disa ndeshje me një skuadër amerikane, Fort Wayne Mad Ants, si dhe në Belgjikë me skuadrën Verviers-Pepinster, ku ka pasur mesatare prej 10.8 pikëve, përkatësisht 8.7 pikëve.

Me këtë përforcim Sigal Prishtina tani ka kërkuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të rritet në 3 numri i basketbollistëve të huaj, për shkak se skuadra nga kryeqyteti po synon që të paraqitet sa më mirë në Ligën Ballkanike, pasi që ishte premtuar nga drejtuesit e kësaj lige se do të luajnë që nga ky edicion.

Sigal Prishtina me tre të huaj!

Në rast të kundërshtimit të kësaj kërkese nga FBK-ja, atëherë Sigal Prishtina do të detyrohet që të luaj vetëm me dy basketbollistë të huaj nga treshja Jeremy Price – Adam Waleskowski – Devan Downey.

Më poshtë mund ta shihni videon me profilin e amerikanit të ri të Sigal Prishtinës:


 
Të gjitha lajmet nga