VLORË
Drama i takoi Flamurtarit
10 July, 2014 @22:32
Pas një ndeshjeje tejet dramatike në Vlorë, Flamurtari ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të kualifikimeve të Europa League.
Vlonjatët vetëm 5 minuta para përunfdimit të ndeshjes kanë parë veten me 2 gola disavnatazh përballë ekipit gjeorgjian, Sioni, por në saje të golit të Ardit Shehajt, ata kanë arritur që të nxjerrin kualifikimin më tutje në saje të rezultatit më të mirë në dy përballje, që u var nga golat e shënuar si mysafir.
Flamurtari kishte fituar ndeshjen e parë në Gjeorgji 2-3, derisa me humbjen 1-2 në Vlorë ka siguruar raundin e dytë kualifikues të Europa League.
Kuqezinjtë e Vlorës në raundin e dytë të kësaj gare do të përballen me një ekip shumë më të fortë se Sioni - Petrolul Pitestin e Rumanisë.