LAÇ
Laçi eliminon sllovenët
10 July, 2014 @19:37
Skuadra e Laçit ka arritur që të dalë në xhiron e dytë kualifikuese të Europa League pasi që ka eliminuar Rudarin slloven pas ekzekutimit të penalltive.
Laçi kishte fitoren në duart e veta deri në momentet e fundit të takimit, pasi që kishte shënuar nigeriani Segun Adeniyi për epërsinë 1-0.
Mirëpo, sllovenët barazuan në minutat shtesë të takimit për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi që edhe ndeshja e parë në Slloveni kishte përfunduar 1-1.
E pasi që në vazhdime nuk u prekën rrjetat, bardhezinjtë kanë arritur të jenë më të mirë pas penalltive duke i mposhtur sllovenët 3-2.
Tash, ekipi i Stavri Nicës në raundin e dytë kualifikues ka siguruar edhe dy ndeshje ndaj kundërshtarëve ukrainas, Zorya Luhansk, takime këto që zhvillohen më 17 e 24 korrik.
FAKT:
Me eliminimin e Rudarit, Laçi për herë të parë në histori të klubit ka arritur të kalojë një raund në gara europiane. |