BRAZILIANI
Diego arrin në Turqi
10 July, 2014 @15:43
Kampioni i Turqisë, Fenerbahçe, më në fund ka parë lojtarin e ri të tyre në zyre.
Braziliani me përvojë, Diego, ka arritur mbrëmë në Stamboll dhe prej sot ai është edhe zyrtarisht lojtar i ri i kampionit të Turqisë.
Diego, i cili stinorin e fundit u shpall kampion me Atletico Madridin në La Liga, do ta hap një kaptinë të re në karrierën e tij me Fenerbahçen, derisa që në aeroport të Stambollit është shprehur se do të ndihmojë ekipin e ri për sukseset e reja.
Fenerbahçe është kampione aktuale e Turqisë, mirëpo këtë stinor ata nuk do të marrin pjesë në gara europiane për shkak se janë suspenduar nga UEFA-ja për shkak të një skandali të kurdisjes së ndeshjeve në Turqi.