Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALBICELESTE

Meritë e Mascheranos

fifa

Meritë e Mascheranos


10 July, 2014 @2:05

Mesfushori defanziv i Argjentinës, Javier Mascherano, ka qenë fantastik sonte, derisa ekipi i tij arriti finalen e Botërorit. 

Loja e tij dhe angazhimi në fushë kanë qenë të hatashme. E pikërisht kjo lojë e tij ka bërë që Argjentinës asnjëherë mos t’i shihet në telashe mbrojtja - e cila nuk është konsideruar si e mirë dhe se do të jetë problem kryesor për Gauchosët në Botëror. 

E Mascherano me punën e tij në mesfushë - ka bërë që kjo mbrojtje të mos ketë telashe gjatë gjithë kampionatit. Argjentina deri më tani në Botëror asnjëherë nuk ka qenë në disavantazh! 

“Askush nuk do të jetë më i lumtur sesa Javier Mascherano sonte. Ai ka qenë vetë sfida e Argjentinës në ndeshje dhe ju garantoj se po të kishte gjak në fushë, atij do t’i dilte gjaku kaltër-e-bardhë. Ai ka luajtur për Argjentinën para se të debutojë si lojtar senior në River Plate. Ai ka mbijetuar të gjitha sakrificat dhe frustrimet në kombëtare - dhe ja sot - ai është në finale të Botërorit,” ka shkruar në rrjetin social Twitter, eksperti i futbollit të Amerikës Latine, Tim Vickery, pas fitores së Argjentinës. 

Javier Mascherano është treguar edhe njëherë si njëri ndër korrektorët më të mirë në futbollin e sotëm, derisa ka regjistruar paraqitjen e tij të 96-të për Gauchosët. Ai është treguar lider i vërtetë i mesfushës së Argjentinës në duelin ndaj Holandës - duke ndalur çdo tentim të Tulipanëve. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014