IKIN SPONSORËT
FIFA humb tre sponsorë të mëdhenjë
23 January, 2015 @10:53
Tre nga sponsorët e mëdhenjë të FIFA-së, që kanë mbuluar edhe Kupën e Botës, nuk kanë vazhduar marrëveshjen me shtëpinë botërore të futbollit.
FIFA ka nisur të dridhet edhe në anët tjera para zgjedhjeve për kryetarin e ri.
Sot drejtuesit e FIFA-së kanë bërë të ditur se kanë përfunduar marrëveshjet me Castrolin, Continentalin dhe Johnson & Johnson, kjo pasi që kompanitë thjesht nuk kanë vazhduar kontratën për më tutje.
Duke pasur parasysh se këto tre kompani kanë qenë edhe ekskluziv për disa të drejta në Kampionatin Botëror, FIFA tashmë duhet të kërkojë sponsorim diku tjetër ngase Rusia 2018 po afrohet.