LA COPA
Fitore e Barçës, vendoset në Calderon
21 January, 2015 @23:41
Lionel Messi shutoi penalltinë, por topi nuk hyri në portë, pasi që portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, e preku atë. Mirëpo, argjentinasi magjik topin e dëbuar e futi në portë, për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes - që doli të jetë i fitores për Barcelonën.
Fitorja në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit, do t’i jep avantazh Barcelonës për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet një javë më vonë në Madrid, saktësisht në Vicente Calderon.
Barcelona ka zotëruar ndeshjen në tërësi, mirëpo mbrojtja e ekipit të Diego Simeones ka kryer punën e saj në mënyrë më të mirë të shumtën e kohës, duke mos lënë ndonjë rrezikim, deri në momentin e penalltisë.
Kjo ka qenë fitorja e dytë në përgjithësi e Barcelonës ndaj kampionit aktual të Spanjës, brenda 10 ditëve, pasi që e kishin mposhtur në Camp Nou në kuadër të La Ligas, 3-1.
Sidoqoftë, gjysmëfinalisti i Copa del Rey, pritet të bëhet i ditur në Vicente Calderon, pasi që Atletico Madrid njihet si ekip që nuk dorëzohet për asnjë moment.