ANDERLECHT
Hasi merr Marinin
21 January, 2015 @15:02
Mesfushori gjerman me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, Marko Marin, është përforcimi më i ri i skuadrës së Besnik Hasit në Belgjikë, Anderlecht.
Trajneri gjakovar do ta ketë në dispozicion gjermanin 25 vjeçar për pjesën e mbetur të kampionatit në Belgjikë, pasi që ai ka ardhur si huazim nga Chelsea.
Marin, që u transferua te Chelsea nga Werder Bremen në korrik të vitit 2012 asnjëherë nuk arriti të bind në Londër dhe periudhën e mbetur deri sot e kaloi si huazim te Sevilla në La Liga e së fundi edhe te Fiorentina në Itali.