AUTOBUSI
Hajvalia kërkon autobusin e Milanit!
21 January, 2015 @11:54
Emri i klubit të Hajvalisë edhe njëherë mund të përmendet në shumë media botërore, pas asaj ofertës së bujshme për Luis Suarezin gjatë verës së kaluar.
Sipas të përditshmes sportive Sport Plus, drejtuesit e Hajvalisë janë të gatshëm të ofrojnë 40 mijë euro për autobusin e skuadrës së Milanit, i cili është vënë në shitje nga rossonerët, për t’i zvogëluar shpenzimet e klubit.
Megjithatë kjo shumë duket tejet e ulët për ta blerë një autobus superluksoz sikur që është ai i Milanit, pasi që vlera e tij reale vlerësohet të jetë diku rreth 150 mijë euro.
Vendimi për shitjen e autobusit të Milanit, ka krijuar reagime të shumta nëpër rrjetet sociale, e në disa raste edhe reagime përqeshëse, sikur që mund ta shihni më poshtë.