VICENTE CALDERON
Kinezët blejnë 20% të Atleticos
21 January, 2015 @16:05
Konglomerati kinez, Wanda Group, ka blerë 20% të akcioneve të Atletico Madridit për shumën e 45 milionë eurove, ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar, ekipi kampion i Spanjës.
Marrëveshje u bë zyrtare në Peking, ku kjo kompani duhet investuar këto para në klub për të marrë të drejtën të jetë pronare e akcioneve në fjalë.
Shefi ekzekutiv i ekipit madrilen, Miguel Angel Gil Marin, ka bërë të ditur se Atletico Madridin e presin ditë të mira pas investimeve të reja në klub nga partneri i ri i saj.