BRAZILI
Dunga përzgjedhësi i Brazilit
22 July, 2014 @16:21
Ish futbollisti i njohur brazilian, Carlos Dunga, është bërë përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së Brazilit.
Federata braziliane e futbollit ka njoftuar se Dunga do të jetë pasardhësi i Luiz Felipe Scolarit, të cilit i ka skaduar kontrata dhe tashmë ka mbetur papunë.
Kjo do të jetë epoka e dytë e Brazilit nën drejtimin e Dungas, pasi që trajneri 50 vjeçar e kishte drejtuar këtë përfaqësuese edhe gjatë periudhës 2006-2010, ndërsa në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut ishte eliminuar në çerekfinale nga Holanda.
Trajneri brazilian së fundi ka qenë trajner te skuadra braziliane Internacional.