MEDIA
Monaco kërkon sulmuesin e Interit!
22 July, 2014 @9:55
Inter do të pranojë edhe ofertën e dytë nga Monaco për sulmuesin, Mauro Icardi. Kështu ka njoftuar Football Italia, që ka bërë të ditur se përkundër dëshirës së Walter Mazzarrit dhe Erick Thohirit që ai të rrijë në ekip - oferta e lartë e Monacos - mund të ndërrojë gjithçka.
Nënkampioni i Francës që është duke kërkuar zëvendësim në sulm për James Rodriguezin e Radamel Falcaon - si mundësi largimi - pritet që të dalë me ofertë prej 30 milionë eurove për sulmuesin e ri argjentinas.
Calciomercato ka njoftuar më tej se edhe Atletico Madrid ka pasur disa oferta të refuzuara nga Interi, që i ishin dërguar për Icardin - mirëpo, gjërat po ndryshojnë si duket.