Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLAKU

Lewa nis me gol te Bayerni

Lewa nis me gol te Bayerni


22 July, 2014 @8:54

Transferi i ri i Bayernit, Robert Lewandowski, që erdhi nga rivali i përbetuar, Borussia Dortmund, ka shënuar gol që në paraqitjen e parë të tij me bavarezët. 

Sulmuesi polak ka shënuar pas një ore lojë për t’ia dhënë epërsinë Bayernit në miqësore ndaj Duisburgut të Bundesliga 2-shit, në ndeshjen që përfundoi 1-1. 

Bayern u paraqit me një ekip krejtësisht të ri, ku spanjolli Pep Guardiola testoi shumë lojtarë, derisa nga ‘të njohurit’ në lojë ishin edhe David Alaba e Rafinha. Pas shumë kohësh në fushë hyri edhe Holger Badstuber, që ka qenë një kohë i lënduar. 

Bayern do t’ia nis misionit të mbrojtjes së titullit të Gjermanisë më 22 gusht në ndeshje ndaj Wolfsburgut. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga