KORÇË
3 mijë flamuj për Skënderbeun
22 July, 2014 @1:38
Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe BATE Borisovit, që do të luhet sot në Korçë, pritet të shndërrohet në një spektakël të vërtetë. Për këtë ekipi korçar ka përgatitur plot 3 mijë flamuj kuqezi, të cilët do të valviten në stadiumin e Skënderbeut gjatë ndeshjes vendimtare.
Kampioni i Shqipërisë arriti të kthehej me rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Bjellorusi, pasi që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Për të kualifikuar më tej, Skënderbeut i nevojitet fitorja në Korçë, ndërsa humbja apo barazimi me gola do t’i jepte fund aventurës europiane për sivjet.
Ndeshja Skënderbeu - BATE Borisov do të fillojë nga ora 20:00.