STEVE G
Në pension!
21 July, 2014 @18:10
Kapiteni i kombëtares angleze ka vendosur të pensionohet. Steven Gerrard 34 vjeç i ka thënë lamtumirë Anglisë, pas Kampionatit Botëror, Brazili 2014.
“Ka qenë njëri ndër vendimet më të vështira në karrierën time,” i ka thënë mesfushori FATV-së.
Gerrard dhe Anglia kanë pritur shumë nga ky Botëror, por si shpeshherë anglezët kanë dështuar përsëri - dhe kësaj radhe edhe më keq pasi që kanë përfunduar në vend të fundit në grupin e vdekjes.
Anglia ka arritur të fitojë vetëm një pikë në grup me Kosta Rikën, Uruguajin dhe Italinë.