BRAZIL 2014
Goli i Rodriguezit më i miri
21 July, 2014 @14:31
Goli i James Rodriguezit në ndeshjen Kolumbia - Uruguaji, është zgjedhur goli më i mirë i Kampionatit Botëror që u mbajt në Brazil.
Këtë epitet Rodriguez e fitoi pasi u bë më i votuari nga përdoruesit e faqes zyrtare të FIFA-s, në garën për golin më të mirë.
Në listën e 15 golave më të mirë të Botërorit kanë zënë vend edhe dy shqiptarët e përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Goli i parë i Shaqirit nga hat trick-u i tij në ndeshjen kundër Hondurasit u bë goli i dhjetë më i votuar i këtij Botërori, derisa goli i Granit Xhakës të shënuar kundër Francës, zuri vend në pozitën e 14-të, nga lista e 15 golave më të mirë.
Video
Goli i Granit Xhakës
Goli i Xherdan Shaqirit
Goli i James Rodriguezit
Lista e 15 golave më të mirë sipas votave të përdoruesve nga FIFA.com
1 | James Rodriguez | Kolumbia - Uruguaji 1-0 | ||
2 | Robin van Persie | Spanja - Holanda 1-1 | ||
3 | James Rodriguez | Japonia - Kolumbia 1-4 | ||
4 | Mario Gotze | Gjermania - Argjentina 1-0 | ||
5 | David Luiz | Brazili - Kolumbia 2-0 | ||
6 | Tim Cahill | Australia - Holanda 1-1 | ||
7 | David Villa | Australia - Spanja 0-1 | ||
8 | Lionel Messi | Argjentina - Bosnja e Hercegovina 2-0 | ||
9 | Lionel Messi | Nigeria - Argjentina 1-2 | ||
10 | Xherdan Shaqiri | Hondurasi - Zvicra 0-1 | ||
11 | Andre Schurrle | Brazili - Gjermania 0-7 | ||
12 | Gonzalo Higuain | Argjentina - Belgjika 1-0 | ||
13 | Claudio Marchisio | Anglia - Italia 0-1 | ||
14 | Granit Xhaka | Zvicra - Franca 2-5 | ||
15 | Andre Ayew | Gana - SHBA 1-1 |