NEYMAR
Kapiteni i ri i Brazilit
5 September, 2014 @18:05
Neymar është kapiteni i ri i përfaqësueses së Brazilit. Përzgjedhësi Dunga ka vendosur që shiriti i kapitenit të jetë në dorën e 22 vjeçarit, duke ia marrë atë nga kapiteni i deritashëm, Thiago Silva.
“Ne e morrëm këtë vendim sepse ai është një hajmali. Ai ka aftësi të mrekullueshme pavarësisht moshës së re. Ka përvojë dhe di si ta mbajë qetësinë. Kapiteni është një shembull për të gjithë ekipin,” tha Dunga, duke e arsyetuar vendimin e tij, transmeton faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Brazilit.
Thiago Silva, i cili ishte zgjedhur kapiten në kohën kur përzgjedhës ishte Luiz Felipe Scolari, do të mungojë në miqësoret e radhës për shkak të lëndimit.