50+
Ibra shkruan historinë
5 September, 2014 @11:01
Zlatan Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Suedisë.
Sulmuesi i PSG-së këtë epitet e arriti pasi shënoi dy gola në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë, ndërsa edhe festa e tij pas golit të dytë ishte e veçantë duke e zbuluar fanellën me mbishkrim prapa “50+”,
Ibra me këto dy gola arriti në gjithsej 50 gola të shënuara nga 99 paraqitje me Suedinë, duke e lënë kështu prapa legjendën Sven Rydell i cili ka pasur 49 gola në 43 paraqitje gjatë viteve 1923-1932.
Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Estonisë përfundoi me rezultat 2-0 për Suedinë.
Video