MIQËSORE
Remy kujdeset për fitore
5 September, 2014 @0:12
Spanja, pa lojtarët e saj kyç në mesfushë si Xavi, Xabi Alonso dhe Andres Iniesta, të cilët nuk ishin në formacion sonte për shkak të pensionimit, përkatësisht lëndimit, është treguar tepër e plogësht në përballje me përfaqësuesen e Francës.
Françezët shënuan fitore me rezultat minimal 1-0, derisa goli i vetëm nëndeshje erdhi nga sulmuesi i ri i Chelseat, Loic Remy në minutën 74’.
Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para sfidave për kualifikim në EURO 2016, ku gjatë kësaj fundjave do të luhen edhe duelet e para. Kështu, Franca do të përballet me Serbinë më 7 shtator, derisa një ditë më pas Spanja do ta pret përfaqësuesen e Maqedonisë.