VËLLEZËRIT XHAKA
Vëllezërit Xhaka do të luajnë për Kosovën
5 September, 2014 @17:18
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, në rast të pranimit me të drejta të plota të Kosovës në UEFA dhe FIFA, do të mund t’i ftojë në përfaqësuese edhe përfaqësuesin e Zvicrës, Granit Xhaka, dhe vëllaun e tij nga kombëtarja kuqezi, Taulant Xhaka.
Këtë e ka konfirmuar babai i futbollistëve, Ragipi, në një bisedë në emisionin “Zonë e nxehtë” të Radio Kosovës.
“Varet krejt nga trajneri ynë, por edhe sa do të arrijë Kosova më shpejtë të pranohet në UEFA e FIFA. Kur të ndodhë kjo, atëherë bëhet çdo punë. Sigurisht se do të koordinohemi dhe besoj se çdo gjë e mirë për Përfaqësuesen do të arrihet. Mendoj se nuk ka kurrfarë pengese që na del përpara në këtë rrugë. Besoj se edhe Taulantit e Granitit s’do t’i dalë askush përpara që t’i thotë jo,” ka thënë babai Xhaka.