KAPITENI
Pensionohet Lahm
18 July, 2014 @13:08
Ylli i kombëtares gjermane, kapiteni i saj dhe lideri shpirtrëor - Philipp Lahm, ka njoftuar sot se do të pensionohet nga kombëtarja.
Me të bërë të ditur për vendimin e marrë, kapiteni që ditë më parë ngriti Kupën e katërt të Botës për Gjermaninë, në Brazili 2014, atij i kanë ardhur shumë mesazhe urimi nga e mbarë bota për suksesin e arritur dhe vendimin e drejtë dhe në kohë të duhur, duke ia lëshuar vendin gjeneratave të reja.
Lahm, 30 vjeçar, me trofeun e Kupës së Botës dhe me trofetë e shumtë të fituar me ekipin e tij, Bayern, është parë si shembull i një futbollisti në fushë, si për shkak të sjelljes ashtu edhe për arsye të lojës së tij.