TOP TRANSFER
Real dhe Monaco, arrijnë marrëveshje për Jamesin
21 July, 2014 @9:39
Kanali televiziv Eurosport, në lajmet e mëngjesit të saj ka bërë të ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon lidhur me dëmshpërblimin e mesfushorit të shumëkërkuar kolumbian, James Rodriguez.
Rodriguez, i cili u bë golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, Brazili 2014, duke shënuar 6 gola dhe duke arritur sukses historik me vendin e tij - çerekfinale - pritet të pagohet në regjionin e 7 milionë eurove në vjet.
Monaco pritet të përfitojë 80 milionë euro nga transferi i tij, derisa dyshimi i vetëm mbetet nëse në këtë shumë është i përfshirë edhe portieri Diego Lopez i Real Madridit.
Kolumbiani i ri 23 vjeçar, pasi që ka shkëlqyer në Porto për tre stinorë, kishte kaluar në Monaco. E në “Brazili 2014” ai shënoi njërin ndër golat më të bukur të kampionatit, derisa hyri edhe në listën e lojtarëve më të mirë të saj.