GOLGETERI
Klose në pension
20 July, 2014 @18:20
Ylli i kombëtares gjermane, Miroslav Klose, ka njoftuar opinionin se do të pensionohet nga futbolli në fund të stinorit vijues.
Ai do të hyjë në listën e paharrueshmëve me 16 golat e shënuara në Kampionate Botërore - duke marrë pjesë në 4 prej tyre dhe duke e thyer rekordin që e mbante legjenda braziliane, Ronaldo.
“Kam vendosur të pensionohem nga futbolli në vitin 2015,” është cituar Klose nga gjermanja Bild sot.
Pasi që ka kontratë me Lazion, ku është bashkëlojtar me Lorik Canën dhe Etrit Berishën e kombëtares shqiptare, Klose, do të pensionohet në Stadium Olimpik të Romës.
Ai muajin e kaluar mbushi të 36-tat, derisa iu bashkua Lazios në korrik të vitit 2011, ku është ndër lojtarët më të paguar të skuadrës.