LEGJIONARI
Bytyqi nis me gol në Europianin U-19
19 July, 2014 @20:49
Prizrenasi, Sinan Bytyqi, ka shënuar golin e parë të tij në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian U-19. Ai shënoi golin e parë për Austrinë nga penalltia, në fitoren e tyre ndaj vendasve 1-3.
Austria mposhti Hungarinë 3-1 dhe arkëtoi tre pikët e para në Europianin U-19, “Hungaria 2014”.
Austria e Bytyqit bën pjesë në Grupin A, derisa si kundërshtarë në grup ka përveç Hungarisë edhe Portugalinë dhe Izraelin.
Grupi tjetër i Europianit U-19, përbëhet nga Serbia, Ukraina, Bullgaria dhe Gjermania.