BAKAJ
Kthehet në Tiranë
19 July, 2014 @17:48
Ish lojtari i Chernomorets Odessas dhe i kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, ka kaluar te Tirana.
Kështu ka bërë të ditur sot e përditshmja tiranase, Panorama Sport, derisa Bakaj që shpehsherë fiton rastin nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, ka nënshkruar kontratë një vjeçe me bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë.
Sulmuesi 27 vjeçar Bakaj ka përvojë të madhe ndërkombëtare pasi që në 5 vitet e fundit ka qenë pjesë e skuadrave si Dinamo nga Bukureshti në Rumani dhe Chernomorets Odesa nga Ukraina. Ajo që është më interesante është se Bakaj ka luajtur për të dyja skuadrat tiranase para se të dalë jashtë vendit, Partizanin dhe Dinamon, por asnjherë për Tiranën.