FRANÇEZI
Liverpool dakordohet për françezin Remy
19 July, 2014 @16:51
Sulmuesi i kombëtares françeze, Loic Remy, pritet t’i bashkohet Liverpoolit. Kështu kanë njoftuar pak më parë Sky Sports dhe The Sun, duke bërë të ditur se ekipi nga Anfield Road ka arritur akord me Queens Park Rangersin për dëmshpërblimin e tij.
Sipas burimeve të mediave në fjalë, të kuqtë nga Anfield pritet t’i paguajnë 8.5 milionë funta QPR-së për të marrë kartonin e sulmuesit 27 vjeçar.
Remy ka qenë pjesë e Francës në Kampionat Botëror, duke arritur deri në çerekfinale nga skuadra që më vonë doli kampione - Gjermania.
Remy stinorin e kaluar ka luajtur për Neëcastle United në Premier League, derisa me letra ka qenë lojtar i QPR-së. Ai në 26 ndeshje të zhvilluara për Laraskat ka shënuar 14 gola.
Sulmuesi 27 vjeç i lindur në Lyon të Francës kishte ardhur në Premier League nga Olympique Marseille në stinorin 2012/13.
Djathtaku françez, ka zhvilluar 3 ndeshje me Francën në “Brazili 2014” duke regjistruar 105 minuta në fushë dhe duke mos shënuar asnjë gol.
Remy pritet të jetë si mbulesë e sulmuesit të ikur, Fabio Borini, që u zyrtarizua në Sunderland.