KRYEQYTET
Sejdiu dhe Bërbatovci, zyrtarizohen te Prishtina
19 July, 2014 @16:28
Sulmuesi 24 vjeçar, Florim Bërbatovci, është rikthyer te Prishtina. Ekipi nga kryeqyteti ka transferuar atë nga Drita e Gjilanit, pas largimit të Kastriot Rexhës për te Besa.
Përveç tij, nënkampionja e Kosovës ka nënshkruar edhe me Qëndrim Sejdiun që së fundi luajti për Ferronikelin e Drenasit. Sejdiu 26 vjeç ka fituar Kupën e Kosovës me drenicasit stinorin e kaluar.
Këto janë dy përforcimet e para për ekipin që do ta udhëheq Bylbyl Sokoli në stinorin e radhës, derisa drejtuesit prishtinas pritet të përforcojnë ekipin edhe me dy lojtarë tjerë ka njoftuar faqja zyrtare e Prishtinës.
Bëhet fjalë për mesfushorin Visar Zogiani dhe mbrojtësin e majtë, Fisnik Ramadanaj.