WALCOTT
Mungon përsëri
19 July, 2014 @11:45
Arsenali përkundër përforcimeve të bëra, përsëri nuk do të mund të llogarisë te sulmuesi anglez i tij, Theo Walcott.
Walcott 25 vjeç kishte pësuar lëndim të ligamentit të këmbës së majtë gjatë stinorit të kaluar dhe prej asaj dite - ai përveç tjerash humbi edhe “Brazilin 2014” me Anglinë.
Tash, mediat britanike bëjnë të ditur se ai nuk do të jetë në dispozcion të trajnerit Arsene Wenger as në xhirot e para të Premier League 2014/15, derisa pritet t’i kthehet stërvitjeve tek në fund të muajit gusht.