MOURINHO
Chelsea ka kryer pazarin veror
19 July, 2014 @11:34
Chelsea me zyrtarizimin e Felipe Luisit dje, ka përfunduar pazarin veror. Trajneri i klubit londinez, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se krah mbrojtësi brazilian i ardhur së fundi, ka qenë lëvizja finale sa i përket Chelseat në tregun e lojtarëve.
“Ne kemi përfunduar afatin kalimtar. Afati kalimtar i lojtarëve përfundon më 31 gusht, ndersa ne e mbyllim sot më 19 korrik,” ka thënë Mourinho, njofton BBC Sport sot.
“Klubi ka bërë punë fantastike, jo vetëm pse kemi blerë këta lojtarë, por edhe pse i kemi kryer punët për kohë rekorde,” ka shtuar ndër të tjera i kënaqur portugezi.
Me këtë mund të konkulodohet se Chelsea e ka përfunduar pazarllëkun veror me katër transferime: Cesc Fabregas (30 mln. funta nga Barcelona), Mario Pasalic (nga Hajduk Split), Diego Costa (32 mln. funta nga Atletico Madrid) dhe Felipe Luis (15.8 mln funta nga Atletico Madrid).
Ndërsa ka liruar këta lojtarë: David Luiz (40 mln. funta drejt PSG), Demba Ba (4.7 mln. funta drejt Besiktas) dhe Samuel Eto’o, Ashley Cole, Frank Lampard, Mark Schwarzer, Hilario dhe Sam Hutchinson - të liruar.