GJAKOVË
Duraku te Vëllaznimi
18 July, 2014 @15:27
Njëri ndër qendërmbrojtësit më me përvojë në Kosovë, Roland Duraku, është rikthyer te skuadra e Vëllaznimit, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjakovar në Facebook.
Duraku që njihet si lojtar i fuqishëm dhe cilësor në vinë e fundit të mbrojtjes do t’i shtojë edhe më cilësi ekipit të Vëllaznimit.
Ai është përforcimi i parë i gjakovarëve që prej zyrtarizimit të trajnerit të ri në klub, Genc Hoxha.
Vëllaznimi nis përgatitjet për Superligë të Kosovës nesër, pas rikthimit në elitën e futbollit nga Liga e Parë.
Duraku, vite më parë ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit.