KISHNICË
Hajvalia zyrtarizon edhe 2 përforcime
18 July, 2014 @15:09
Skuadra e Hajvalisë, që u bë e famshme në tërë botën me ofertën drejtuar ylli uruguajan, Luis Suarez, me përforcimet e bëra para stinorit të ri, duket të jetë e nxehtë për kreun e Superligës.
Ekipi që djersitet në stadiumin e Kishnicës, ka zyrtarizuar së fundi edhe Leart Eminin dhe Armend Kastratin, pas Semir Zenelit, Ilir Avdylit, Hysen Tahirit dhe Arbër Shalës.
Kastrati dhe Emini kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me finalistin aktual të Kupës së Kosovës, që përfundoi stinorin 2013/14 në vendin e gjashtë të Superligës.
Hajvalia që drejtohet nga Sunaj Keçi është duke treguar lojëra të mira vazhdimisht dhe ekipi po shënon ngritje graduale në Superligë, kryesisht për shkak të stabilitetit financiar që ka.
Nga Hajvalia më parë është larguar mesfushori me tipare sulmuese, Nikollë Dushi, që iku te Besa e Pejës.