GJAKOVË
Genc Hoxha nis nesër me Vëllaznimin
18 July, 2014 @13:31
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, që ka arritur të kthehet në Superligë të Kosovës pas vetëm një stinori të kaluar në Ligë të Parë - ka emëruar trajner të ri të skuadrës, ish lojtarin e saj dhe trajnerin me përvojë - Genc Hoxha.
Kështu, Hoxha kthehet te Kuqezinjtë e Jakovës pas 6 vitesh kur kishte fituar Kupën e Kosovës dhe ishte shpallur nënkampion i vendit.
Klubi kuqezi, Vëllaznimi, nesër nis përgatitjet për kampionatin 2014/15 të Superligës me fillim nga ora 11:00, kur pritet që Hoxha të përcaktojë edhe shtabin teknik të skuadrës.