SKENDERAJ
Drenica vazhdon me përforcime
18 July, 2014 @15:20
Skuadra e Drenicës që përkundër një pjesë shumë të mirë të kaluar në stinorin e shkuar, përfundoi në vendin e tetë të edicionit 2013/14 të Superligës, vazhdon me përforcime.
Drenicasit së fundi janë përforcuar edhe me mesfushorin ofanziv të Dritës së Gjilanit, Yll Prekopucën. Kalimi i Prekopucës te kuqezinjtë nga Skenderaj është bërë pasi që ata deri më tani kanë siguruar shërbimet e Besart Dushi (sulmues, 21 vj.) dhe Lorik Maxhuni (mesfushor) nga Trepça.
Disa ditë më parë, me të marrë detyrën e trajnerit të ekipit, Tahir Lushtaku, ka emëruar si ndihmës trajner të ekipit ish futbollistin e njohur, Brahim Vojvoda e trajner të portierëve, Skender Mustafën.