NËNKAMPIONJA
Edhe Prishtina në Mavrovë
19 July, 2014 @17:01
Nënkampionja e Kosovës, Prishtina, përgatitjet parasezonale do t’i bëj në Mavrorë të Maqedonisë.
Qendra malore maqedonase është vend i preferuar për ekipet kosovare të futbollit, pasi që atje do të udhëtojë edhe Besa e Pejës.
Kjo si për shkak klimës, ashtu edhe për shkak afërsisë - shihet si mundësi më e përshtatshme për skuadrat kosovare që mund t’ia ofrojnë futbollistëve një tretman të tillë.
“Pas përfundimit të përforcimeve do të caktojmë planprogramin, kemi biseduar me kryetarin e klubit, Remzi Ejupi, dhe kemi në plan të shkojmë në përgatitje në Mavrovë të Maqedonisë,” ka bërë të ditur Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Prishtinës, për faqen zyrtare të ekipit.
Për më tepër ai ka shtuar se:
“Kampionati nis heret, më 16 gusht, dhe nëse nuk shtyhet do të qëndrojmë atje për 8 ditë edhe pse unë preferoj të shkohet dy herë nga 6 ditë - natyrisht nëse shtyhet nisja e kampionatit, derisa në plan kemi t’i zhvillojmë 10 ndeshje përgatitore nëse na premton koha.”
Bylbyl Sokoli pas shumë viteve të kaluara si trajner i dalluar në Kosovë dhe pas shumë sukseve me ekipe të ndryshme, për herë të parë do të ulet në bankën e bardhekaltërve të kryeqytetit.