Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI KOSOVAR

Hoxha shënon në fitoren e Schalkes

Dren Hoxha me fanellë të Schalkes/schalke04.de

Hoxha shënon në fitoren e Schalkes


19 July, 2014 @19:58

Dren Hoxha, mesfushori ofanziv 20 vjeçar i ekipit të dytë të Schalkes në Gjermani, sot ka shënuar golin e fundit për ekipin e parë të Schalkes në miqësoren që këta e luajtën ndaj Hansa Rostockut. 

I lindur në Gjermani, Dreni ka nisur karrierën e tij në Kickers Jugend, për të kaluar në Kickers Offenbach U17 e pastaj edhe në U19. 

Ai që nga korriku i vitit të kaluar është pjesë e ekipit të dytë të Schalkes, ndërsa sot iu dha rasti nga trajneri Jens Keller për tu treguar në ndeshje ndaj Hansa Rostockut - dhe ky këtë rast e shfrytëzoi më së miri duke shënuar golin e tretë të ekipit në fitoren 0-3. 

Ndeshja e sotme miqësore e Schalkes ndaj Hansas është konsideruar si testi i parë i vërtetë i të kaltërve para stinorit të ri të Bundesligës - e ata këtë e arritën me fitore të lehtë 3-0. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga