ZVICËR
Berati, me golin e fitores
20 July, 2014 @21:27
Sulmuesi finlandez me origjinë shqiptare, Berat Sadik, ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Thunit sot, në ndeshjen që i takonte xhiros së parë të stinorit të ri të ligës elite të Zvicrës.
Sadik ka shënuar në minutën e 33-të të takimit kur ka realizuar penalltinë e fituar të ekipit.
Goli i tij është treguar të jetë vendimtar për ekipin, pasi që u pa të jetë edhe goli i fitores së Thunit ndaj Vaduzit, 1-0.