RAMAZANI
Prandelli do të agjërojë
21 July, 2014 @19:22
Galatasaray, që pas Kampionatit Botëror “Brazili 2014” morri trajnerin e Italisë, Cesare Prandelli, gjindet aktualisht në Austri, ku po kalon fazën përgatitore para stinorit të ri.
E Prandelli, në një takim me mediat turke, që po përcjellin fazën përgatitore të Galatasarayit, ka pohuar se do të agjërojë ditën e fundit të Ramazanit për tu adaptuar edhe më shumë me ekipin dhe kulturën e vendit ku do të punojë, transmeton NTV Spor sot.
Ndër të tjera, italiani ka bërë të ditur se ka filluar të mësojë turqishten dhe se tash e tutje do të mishërohet edhe më shumë me ekipin që po e udhëheq, ashtu që të shkojnë bashkë rrugës së sukseseve.
Galatasaray edhe para periudhës së Prandellit ka qenë i udhëhequr nga një trajner italian, Roberto Mancini.