TONI KROOS
Sfida më e madhe
22 July, 2014 @9:18
Mesfushori i ri gjerman, Toni Kroos, që ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në futbollin e sotëm, ndjehet krenar që është lojtar i ri i Real Madridit.
Ai kalimin në Real Madrid e ka quajtur si sfida më e madhe që do t’i mund t’i ndodh një futbollisti sot.
“Real Madrid është sfida më e madhe. Klubi është i njohur në tërë botën dhe kam marrë shumë komplimente për këtë transfer. Jam i lumtur që do të luaj përkrah lojtrëve si Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, por edhe bashkëlojtarit në kombëtare, Sami Khedira,” është cituar të ketë thënë Kroos për mediat spanjolle, shkruan Football Espana.
Toni Kroos ka fituar të gjitha me Bayernin sa i përket futbollit ekipor, derisa me kombëtaren gjermane - titullin e Botës. Ai që në moshën 24 vjeçare ka arritur t’i fitojë këta tituj - që shumica nuk i arrijnë gjatë gjithë karrierës.
Përndryshe, Kroos ka qenë njëri ndër futbollistët me pasime më të shpeshta dhe të sakta në “Brazili 2014”.