ZHDRELLA
Zhdrella në Prishtinë
22 July, 2014 @15:24
Skuadra e Prishtinës ka realizuar transferimin më të madh para fillimit të stinorit të ri. Bardhekaltërit janë përforcuar me katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës në pesë vitet e fundit, Mentor Zhdrellën.
Mesfushori 26 vjeçar muajin e kaluar ishte transferuar në Shqipëri te skuadra e Partizanit, por më pas kishte ndryshuar mendje duke vendosur të kthehet në vendlindje.
Kështu, futbollisti i cili njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, në stinorin e ri do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri prishtinas, Bylbyl Sokoli.
Prezantimi i Zhdrellës në Prishtinë do të bëhet sot nga ora 17:00.
Ditë më parë kryeqytetasit kishin prezantuar edhe Florim Bërbatovcin dhe Qëndrim Sejdiun si përforcime për stinorin e ri.