VLAAR
Është dashur të hyjë...
10 July, 2014 @1:55
Qendërmbrojtësi holandez, Ron Vlaar, i cili ka dështuar të shënojë penalltinë e parë të Holandës nuk i është larguar përgjegjësisë përkundër eliminimit të vendit të tij në gjysmëfinale të Botërorit.
“Asnjëherë nuk i largohem përgjegjësisë. Nuk kam qenë fare nervoz para se të godisja… Topi do të duhej të hynte brenda dhe nuk hyri,” ka thënë ai pas ndeshjes, njofton BBC.
Vlaar që ka qenë fenomenal në ndeshje ndaj Argjentinës, ka kryer në mënyrë maestrale detyrat që kërkohen nga një qendërmbrojtës, derisa anglezët kanë filluar të shikojnë me një sy tjetër tani dhe ai deri në fund të afatit kalimtar të verës mund të largohet nga Aston Villa, ku luan aktualisht.
Holanda, pas eliminimit nga Argjentina në gjysmëfinale do të ndeshet me Brazilin në ndeshje për medalje të bronztë në Botëror më 12 korrik.