Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAO PAULO

Gauchosët në Rio, në finale pas 24 viteve

Gauchosët në Rio, në finale pas 24 viteve


9 July, 2014 @22:18

Sergio Romero ka mbrojtur dy penallti të holandezëve për të çuar Argjentinën në finale pas 24 viteve. Argjentina është finalistja e dytë e “Brazilit 2014” pasi që edhe me lojën e treguar kanë arritur të ndalin total futbollin holandez. 

Gëzim i papërshkrueshëm te Alejandro Sabella dhe e tërë Argjentina, pasi që pas Diego Maradonës, kjo është gjenerata e parë e Gauchosëve që arrin majen e futbollit, ku i mbetet edhe një ndeshje, ajo e 13 korrikut ndaj Gjermanisë, ashtu si edhe para 24 viteve. Koha e rregullt e ndeshjes kaloi në dominim të lehtë të Argjentinës, përkundër se të dyja palët patën rastet e tyre. 

Mesfushorët defanziv të të dy ekipeve gjatë 90 minutave të parë kanë qenë të pagabueshëm, duke mos i lënë shumë punë mbrojtjeve. Javier Mascherano ka komanduar me Gauchosët, derisa Georginio Wijnaldum ka bërë punë të madhe te Tulipanët. 

Leo Messi dhe Gonzalo Higuain me gjysmëraste, njëjtë sikur Arjen Rooben e Robin Van Persie - nuk kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë, përkundër mundit.

Në vazhdime, Argjentina kishte 2 raste më konkrete që nuk u konkretizuan nga Rodrigo Palacio dhe Maxi Rodriguez.

Finalja e madhe luhet me 13 korrik në legjendaren Maracana ku takohen Argjentina me Gjermaninë. 

SKEMA



PENALLTITË:

# HOLANDA ARGJENTINA Rezultati
Seria I Vlaar X Messi GOL 0-1
Seria II Robben GOL Garay GOL 1-2
Seria III Sneijder X Agüero GOL 1-3
Seria IV Kuyt GOL Maxi GOL 2-4

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014