Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT

Çka thonë trajnerët?

REUTERS

Çka thonë trajnerët?


9 July, 2014 @14:50

Derisa dueli i Argjentinës ndaj Holandës pritet të sjellë emocione të mëdha në ndeshjen e tretë nga fundit i Botërorit të njëzetë, shikoni se çfarë kanë thënë dhe çka mendojnë trajnerët e këtyre dy përfaqësueseve. 

“E kam parë vetëm një ndeshje të Argjentinës. Fillimi i ndeshjes i takoi Argjentinës dhe pastaj Belgjika dominoi. Mendoj se Belgjika ka qenë ekip më i mirë në pjesën e parë. Argjentina ka cilësi individuale më të madhe në ekip. Nëse dikush ju thotë që Argjentina është ekip që gjithmonë sulmon, kjo nuk ka qenë kështu ndaj Belgjikës, së paku jo në pjesën e parë të ndeshjes,” është cituar të ketë thënë Louis Van Gaal i Holandës para ndeshjes së sontme në Sao Paulo. 

Në anën tjetër, Alejandro Sabella, më shumë ka preferuar të folë për ekipin që e udhëheq sesa për kundërshtarin. 

“Ne do të japim gjithçka nga vetja. Ky është Kampionati Botëror dhe nuk vjen çdo ditë e as çdo vit. Sonte duhet të luajmë mirë për të arritur finalen. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të arritur ëndrrën. Pas 24 viteve do të ishte mrekulli për këtë vend të arrihet finalja. Këta djem do të shënojnë historinë si pjesë e një ekipi ndër 4 më të mirët e Botës dhe do të shohin sonte nëse do të jenë në gjendje për të bërë edhe një hap,” ka deklaruar Sabella. 

Derisa Argjentina nuk ka kënaqur me lojë, por ka shënuar fitore me rezultat minimal në çdonjërën prej tyre, Holanda si zakonisht është treguar njëri prej ekipeve më atraktive të “Brazili 2014”.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014