Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Kampi U-15 përfundon me sukses

FFK

Kampi U-15 përfundon me sukses


9 July, 2014 @13:33

Kampi i pestë me radhë i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për grupmoshën U-15, sot ka përfunduar me ndeshjen finale të zhvilluar ndërmjet dy ekipeve të përbëra nga lojtarët më të mirë të këtij kampi.

Për ndeshjen finale, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Prishtinë, janë përzgjedhur 35 futbollistë më të mirë të kampit, të cilët u ndanë në dy ekipe, e që u quajtën sipas ngjyrave, ekipi i ‘Kaltër’ dhe ekipi i ‘Verdhë’, ndërsa fitores iu gëzuan ‘të kaltërit’, të cilët fituan me rezultat 2-0.

Në këtë kamp janë përfshirë gjithsej 144 futbollistë nga 7 rajone të Kosovës, të cilët për tre ditë sa zgjati kampi, kanë qenë nën mbikëqyrjen e kryetarit të shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli, përzgjedhësit të përfaqësueses “A” të Kosovës, Albert Bunjaku, ndihmësve të tij, Muharrem Sahiti dhe Ahmet Beselica, si dhe trajnerëve të tjerë nga rajonet e ndryshme të Kosovës.

Në lidhje me përzgjedhjen e futbollistëve për ndeshjen finale, të cilët mendohet të jenë bërthama e përfaqësueses “A” për të ardhmen, foli edhe përzgjedhësi Bunjaku, duke sqaruar mënyrën e përzgjedhjes.

“Gjatë këtyre ditëve pamë cilësitë e këtyre të rinjve dhe qëllimi i gjithë kësaj pune është formimi i bërthamës së përfaqësueses “A”. Përzgjedhja e këtyre djemve është bërë në 4 faza. Së pari janë përzgjedh nga klubet, pastaj nga përzgjedhësi i rajoni, tash nga shtabi teknik dhe trajnerët nga 7 rajonet dhe kjo listë prej 36 futbollistëve do t’u dorëzohet përzgjedhësve të përfaqësueses U-15 dhe ata do të përzgjedhin 22 futbollistë që do të përbëjnë këtë përfaqësuese. Jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e të gjithëve dhe mendoj se kjo traditë e kampeve duhet të vazhdohet dhe unë shpresoj se FFK-ja do të ndihmojë në përparimin e futbollit të të rinjve,” tha Bunjaku.

Vlen të ceket se në këtë vit jubilar të këtij kampi fanellat për futbollistët pjesëmarrës kanë qenë dhuratë nga futbollisti i mirënjohur kosovar, Emir Bajrami, i cili po luan për skuadrën greke, Panathinaikos.



Përbërja e ekipeve

1 Ekipi i 'Kaltër' Ekipi i 'Verdhë'
2 F.Ademi A.Miftari
3 R.Bytyqi R.Vitia
4 K.Dubova E.Sylejmani
5 R.Gërbeshi B.Kastrati
6 D.Govori A.Avdullahu
7 L.Kryeziu D.Ymeri
8 K.Selmani Rr.Nimani
9 L.Bilalli Z.Gavazaj
10 D.Prenkpalaj A.Vaha
11 R.Hoti A.Delija
12 G.Murati R.Rifati
13 Y.Mazrekaj F.Susuri
14 A.Kryeziu V.Sejdiu
15 B.Osmani E.Osmani
16 N.Berisha G.Tunaj
17 D.Gjokaj Rr.Huruglica
18 E.Selimi B.Thaqi
19 B.Tolaj A.Berisha
20 Trajnerë: Skender Konjuhi, Mehmet kurda, Sadullah Ajet dhe Shaqir Ibrahimi Trajnerë: Genc Tamniku, Besnik Syla dhe Bashkim Ragogoshi.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga