Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

“Turpi i turpeve”

fifa

“Turpi i turpeve”


9 July, 2014 @9:16

Disfata e turpshme e Brazilit mbrëmë nga Gjermaniagjysmëfinale të Kupës së Botës, ku Brazili ishte favorit për të fituar titullin e gjashtë të Botës, është vlerësuar të jetë humbja më e rëndë në histori të Kariokëve - shkruajnë mediat braziliane sot. 

Sikur të kenë punuar në një vend - njëzëri - humbja është cilësuar si “Turp i turpeve”. 

Gazetat dhe komentatorët e televizioneve e kanë quajtur disfatën në Mineirazo të Belo Horizontes më të rëndë në krahasim me disfatën historike të vitit 1950 në Maracana të Rio de Janeiros, në finale të Botërorit nga Uruguaji. 

Lance, ditorja sportive u zgjua me titullin “Turpi më i madh në histori”, pastaj Folha de Sao Paulo me “Turpi historik”, ku është cekur me të mëdha humbja më e keqe në 100 vjetëshin e historisë së kombëtares, derisa Globoesport.com ka aguar me “Turpi i turpeve”


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014